Xhevahir Spahiu Poezi
Xhevahir Spahiu

Tema: Poezi Dashurie


Taksite E Se Dieles

Ne stacionin prane pishave, kete nate me shi,
ne heshtje po clodhen njezet e shtate taksi.
Neser perseri mbi qytet do te shkasin,
si shiu mbi pardesyne time bojekafe.
Po c'rruge, valle, i presin? Dhe c'endrra shikojne
taksite qe flene zbuluar nen neone?
Mes gjumit te hekurt u ferferijne reflekse
te jeteve qe neser si rruge do te pleksen.
Ne ca do te hipin dashurite e ndershme,
do te qajne ne te tjerat viktimat e mbleseve.
Po ta dija ne cilat taksi hipin lotet,
trupin tim barrikade do ta vija nen rrotat.

- Poezi nga Xhevahir Spahiu



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0