Xhevahir Spahiu Poezi
Xhevahir Spahiu

Vajzë E Bukur

Bora e bardhë, e bardhë pas xhamave,
në kafe “Tirana” hyre,
ti e rralla si dëbora
që në Tirane bie.
Vajzë e bukur, si vajzë e dashuruar,
qofsh e dashuruar dhe prej meje,
prej syrit tënd
lulëzojnë dhe sendet.

Ekspresi gjallërohet
e gjithçka bëhet sy.

Në tavolinën e fundit
dy pleqve kafja po u ftohet.
Të shikojnë ty.

- Poezi nga Xhevahir Spahiu



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0