>
BIOSHQIP
Biografia
Xhevat Kelmendi filloi te mirret me muzikë që nga viti 1970, e pastaj duke vazhduar xhirimet e para në RTP ne vitin 1978. Qysh heret filloi të komponoi, te shkruaj, të luaj në kitare dhe vetë t'i këndoj ato këngë - pra kantautor. Me fanatizëm i kultivoi këngët arbëreshe, serenatat korcare. Pjesëmarrës i shumë manifestimeve dektada të tëra, dhe i shumë festivaleve, por permanent në "Zambakun e Prizrenit". Me tekste të veta dhe me muzikën e të birit Memli Kelmendi.

Ka edituar 2 albume dhe mbi 50 këngë të tjera. Shumë xhirimë ne televizionet vendore dhe jashtë vendit. 3 Videoklipe muzikore. Shkroi gjithashtu mbi 50 tekste këngësh për fëmije, shume nga të cilat janëshpërblyer në festivalet vendore. Në opusin e tij ka edhe reth 300 tekste të tjera për këngë. Aktualisht ka 2 Albume të cilët po e presin edituesin. Qe 30 vite punon si Profesor në Shkollen Teknike në Pejë.

Në Gusht 2016, Xhevat Kelmendi merr pjesë në Zambaku I Prizrenit 2016 me këngën "Nuk Jam Shpirti Yt".

Në Qershor 2019, Xhevat Kelmendi merr pjesë në Zambaku I Prizrenit 2019 me këngën "Përjetësisht E Imja", autor dhe orkestrim Memli Kelmendi si dhe vargjet nga Xhevat Kelmendi.