>
BIOSHQIP
Biografia
Xhoana Xheneti është një tjetër shqiptare e famshme në Amerikë, që merret me muzikë dhe modelim. Xhoana ka kohë që jeton në SHBA dhe kohë më parë ka çmendur edhe kroataët,duke u krahasuar si një nga femrat më seksi, bashkë edhe me një tjetër shqiptare-modelen Vildane Zeneli. Bukuroshja shqiptare është larguar nga shqipëria drejt Amerikës në moshën 10-vjeçare, së bashku me nënën dhe motrën. Ka realizuar disa projekte muzikore, ku ka punuar edhe si kërcimtare në shumë klube të njohura në Amerikë. “Nuk është sukses nëse emri juaj valëvitet në çdo revistë të shtypit rozë. Suksesi është shumë vështirë të përshkruhet në këto kohë. Sukses për mua është sikur të performosh në Madison Square Garden. Si një artist, mbledhja e një audience të madhe, unike, merr një vizion ndryshe në karrierë, pasi këta artistë nuk harrohen asnjëherë”- shprehet Xhoana gjatë një interviste, për sa i përket përkufizimit të suksesit.
KATEGORI: