>
LETERSISHQIP

Gjyshja Ime

Të dua gjyshja ime sa vetë diellin
Veç ti ja shton ngjyrat ylberit.
Ndrin si yll e shkëlqen si diell
Të dua aq shumë sa i madhi qiell
Të kesh gjyshe është dashuri
Të të kesh ty mrekulli

Alfabetin ti ma mësove
Rrugën e drejtë ti ma tregove
E pafundme është lumturia
Kur një gjyshe të pret tek shtëpia
Vetëm kush ka gjyshe
Di çfarë është dashuria.

Se ti je shpirti im
Vetëm ty të kam frymëzim
Je gjithcka për mua
Shumë e më shumë të dua
Dashuria për ty nuk ka fjalë
Vlen më shumë se çdo thesar.

Më shumë nga Xhovana Jahja