>
BIOSHQIP

Ylber Idrizi Vjen Me Album E Klipe Të Reja

13-07-2015
Vera është koha kur këngëtarët sjellin shumë hite dhe albume. Krahas angazhimeve të shumta, edhe më aktiv u tregua edhe këtë verë këngëtari Ylber Idrizi i cili për fansat e tij lansoi albumin më të ri të titulluar “Urime ditëlindjen”. Albumi përmban kryesisht këngë të reja të shkruara nga vetë këngëtari, muzikë dhe orkestrim nga kompozitori Argjend Meçe, si dhe inçizuar në "Studio Xheni", Shkup. Nga trileri i albumit që është publikuar në profilin zyrtar të këngëtarit në youtube, vërehen komente dhe pëlqime të shumta për albumin, sidomos për këngën “Fraerat e gurbetit”. Siç duket, është koha e qëlluar për këtë këngë mbase edhe vetë këngëtari shpreson që të pëlqehet edhe më shumë nga gurbetqarët. Përveç albumit, këngëtari ka pregaditur edhe klipin e këngës “Mos qaj bijë e nanës” që pritet të lansohet këtë javë, ndërsa deri në fund të korrikut ka paralajmëruar edhe dy klipe të reja. Freskinë këtë verë do ta kërkojmë jo vetëm tek valët e detit por, edhe tek këngët e Ylber Idrizit.
(Zymber Jashari)