>
BIOSHQIP
  • Ylber Idrizi Vjen Me Album E Klipe Të Reja
    13-07-2015
    Vera është koha kur këngëtarët sjellin shumë hite dhe albume. Krahas angazhimeve të shumta, edhe më aktiv u tregua edhe këtë verë këngëtari Ylber Idrizi i cili për fansat e tij lansoi albumin më të ri të titulluar “Urime ditëlindjen”. Albumi përmban kryesisht këngë të reja të shkruara nga vetë këngëtari, muzikë dhe orkestrim nga kompozitori Argjend Meçe, si dhe inçizuar në "Studio Xheni", Shkup. Nga trileri i albumit që është publikuar në profilin zyrtar të këngëtarit në youtube, vërehen komente dhe pëlqime të shumta për albumin, sido...
    ★★★★★
  • Ylber Idrizi Rrëmben Dy çmime Në Çelësi Muzikor 7
    15-05-2013
    Pas publikimit të videoklipit më të ri të këngës "Sot ose Nesër" të realizuar ne Palma De Mallorca të Spanjës, këngëtari Shkupjan Ylber Idrizi na shfaqet edhe me risi të tjera. Disa javë më parë ai performoi në natën e dytë garuese të festivalit "Çelësi Muzikor 7", duke prezantuar këngën e tij më të re "Zemër e djegur" me tekst të Ejup Shabanit, kompozim dhe orkestrim të Argjend Meçes, baladë kjo e cila u mirëprit nga të gjithë dhe u nominua drejt finales në tri kategoritë më kryesore: kënga më e mirë popullore, interpretimi më i mirë si dhe çmimi kryesor pop folk dhe modern. Duke realizuar suksesin që premtoi më parë, ai në n...
  • Ylber Idrizi, Videoklipi I Radhës “Sot Ose Nesër”
    08-04-2013
    Këngëtari Shkupjan Ylber Idrizi pas një pune tejet të mundimshme për publikimin e dy albumeve të tija me këngë të zhanreve të ndryshme, xhirimeve festive, ahengjeve familjare e mbrëmjeve të ndryshme muzikore si dhe video-klipe te realizuara, tani na shfaqet edhe me suksese të tjera. “Sot ose nesër” titullohet videoklipi tjetër i radhës nga albumi i tij më i ri “Jeta Vazhdon”. “Videoklipi i këngës u realizua në Palma de Mallorca të Spanjës nga produksioni Albeni Creative, tekst-shkrues i këngës është Ejup Shabani, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur kompozitori Argjend Meçe“, shprehet ai. Për momentin këngëtar...
  • Ylber Idrizi Sjell Albumin E Ri “Jeta Vazhdon“
    11-08-2012
    Muzika ende vazhdon të kultivohet me ëndje nga artistët tanë edhe në këto ditë të ngrohta të stinës së verës. Këngëtarët janë ata të cilët jo vetëm që na ofrojnë argëtim por edhe na bashkojnë nëpër mbrëmjet ku ata performojnë. Ëmbël dhe zëshëm këndohet në gjuhën shqipe jo vetëm në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi por edhe në Maqedoni e Diasporë. Përderisa thuajse ç’do ditë shohim talent të rinj duke u ngritur në skenën muzikore ne mirëpresim dhe albume e hite të ndryshme nga këngëtarët tanë, tani më të popullarizuar … “ JETA VAZHDON “është titulli i albumit më të ri, i dyti me radhë i këngëtarit shkupjan Ylber Idrizi. Albumi...
{{ page + 1 }}/{{ pages }}