TEKSTESHQIP

Ylli Baka
Ku Ka Dashuri Ka Paqe
Lyrics

Shkon një natë me errësirë,nesër vjen një ditë e mirë
Dita ditës jeta shkon, po e mira mbretëron (2 herë)

Refreni(2 herë)
Jeta dritën prapë do marri,s'e mbas dimrit vjen behari
Lulet që çel dashuria,si për mua dhe per tyja

Po të kem fuqinë e Zotit,nuk do rrjedhë pika e lotit
Do ndriçoja sy e faqe,ku ka dashuri ka paqe (2 herë)

Refreni, (2 herë)

Po në fund e mira mbetet,rrofsh sa malet edhe detet
Si dy motra rrinë të dyja, e mira dhe dashuria (2 herë)

Refreni, (3 herë)

DËRGOI: