>
BIOSHQIP
Biografia
Adem Ramadani i njohur me emrin Ylli Trokitës është këngëtar shqiptar i muzikës Hip-Hop, drejtor i shtëpisë artistike "albaSTARs", CEO i NesMedia, drejtor i revistes "HipHopKultura" dhe drejtor i festivalit "HipHopFest".

Në vitin 2002 filloi me disa shokë të kontribonte për këtë kulturë dhe morri pseudonomin “Ylli Trokitës”, fjalë për të cilën lexoi në Kur’an, që ka kuptimin e një ylli ndriques i cili paraqitet në ditën e fundit të jetës në tokë. Pas një kontakti me Muchen (ish Gangs in Da Hood) në vitin 2002 realizoi këngën e parë të titulluar "Automan", një soundtrack për një emision me të njejtin emër që emetohej në KTV. Kjo këngë u realizua tek Jeton Uka e cila dhe është në bashkpunim me të.

Në fund të vitit 2002 Ylli Trokitës lidhë kontrat me shtëpinë muzikore dhe filmike "Studio Beni" nga Prishtina për realizimin dhe editimin e albumit të parë si dhe për realizimin e një videoklipi.

Në gusht të vitit 2003 kompletoi edhe albumin e parë i cili u realizua në Studio Toni G Records tek Jeton Uka i cili ishte edhe mysafir në këtë album. Po ashtu u realizua edhe videoklipi i parë i këngës "Street Party".
Më 14 gusht 2003 doli në shitje albumi i parë i cili pati një sukses të paprtiur. Pas daljës së albumit dhe klipit filluan dhe koncertet e shumta nëpër Kosovë si dhe intervistat nëpër gazeta, radio e televizione.
Më 27 shtator 03 në një klub të Prishtinës bëhët dhe promovimi i albumit. Mysafir këtë natë ishin edhe disa grupe tjera. Sponsor medial ishte RTV 21. Ylli Trokites duke parë që ende nuk kishim një liri të plotë, u kthye sërish në vitin 2004 me disa këngë të reja, në mesin e tyre dhe këngët “Mos Qaj” dhe “Ku Janë”. Po në këtë vit filloi të mësoj dhe të profesionalizoj vetën në shumë aktivitete diskografike, si kompozitor, dizajner, web dizajner, project punues, organizim dhe menagjim e shumë profesione të tjera të cilat ati i duheshin për një karrierë të suksesshme dhe arriti t’i përvetësoj shumë mire ku gjatë fundit të vitit 2005, punoi dhe përfundoi albumin e tij të dytë, ku bashkpunoi me shumë njerëz si me Toni G, mjeshtër I incizimeve të albumit, Resul Sinanin, tekstshkrues i një këngë, bashkpunoi dhe me Brikena Beqirin në dy këngë, Afërdita Bajramin, Linën, e shumë të tjerë.

Në vitin 2005 formoi shtëpinë diskografike “albaSTARs”, e cila ka për qëllim ndihmimin dhe zhvillimin e diskografisë në përgjithësi, si muzikës në të gjitha zhanret, dizajnin grafik dhe atij të web faqeve, video produksionin dhe organizimin e veprimtarive të ndryshme.
Si drejtues i kësaj kompanie për një gjysmë viti realizoi shumë projekte të rëndësishme, albume, këngë, design-e, organizime e shumë aktivitete të tjera në të mirë të rinisë. Atëherë kur të gjithë menduan se Ademi ose Ylli është larguar nga kjo punë, ai në fillim të vitit 2006 shpall një konkurs për festivalin e parë në historinë e Hip Hop muzikës shqiptare. Shpresat e njerzëve kishin humbur dhe për nxjerrjën e albumeve në shitje, por jo, Ademi dy vjet nuk ishte aktiv në publik, por dy vjet ishte shumë aktiv në punë për t’u rikthyer sërish në 2006.

Më 29 korrik 2006 në Pishinën e Gërmisë në Prishtinë, organizoi dhe u mbajt festivali i parë i Hip Hop-it Shqiptar i udhëhequr nga Ylli Trokitës.
Në dhjetor të vitit 2006 ai bëri dhe një revolucion të madh në historinë e Hip Hop-it Shqiptar duke nxerrur në treg revistën e parë të kësaj kulture të titulluar "HipHopKultura".

Në verën e vitit 2007 organizoi tri netë radhazi edicionin "Promenade Vere" bashkë me Komunen e Prishtinës, morri pjese në disa koncerte të ndryshme dhe filloi punën për albumin e ri.

Në vitin 2007, Ylli Trokitës publikon albumin "Star-T".