>
BIOSHQIP

Yllka Kuqi Sjell Së Shpejti Një Duet

24-01-2013
E suksesshme si gjithnjë, këngëtarja Yllka Kuqi edhe gjatë këtij viti po korr një sërë suksesesh në fushën e këngës. Ajo sapo ka nisur punën për projekte të reja muzikore të cilat do të jenë në duar të adhuruesve gjatë muajve të ardhshëm. Si gjithnjë me veçantinë e saj, edhe kësaj radhe Yllka ka menduar të vijë me mjaftë risi sa i përket stilit dhe interpretimit. Aktualisht këngëtarja po realizon një duet me një koleg emrin e të cilit preferon ta mbajë surprizë për adhuruesit e saj. Yllka për dallim nga herët e kaluara, këtë herë po realizon duetin me produksionin “Street Dogs” në Shqipëri. Ajo paralajmëron një këngë romantike, me një tekst të bukur dhe që trajton një temë dashurie. “Jemi në përgatitje të një dueti të ri, por dua që emrin e bashkë-interpretuesit tim ta ruaj edhe për një kohë. Dua që kjo të mbetet një surprizë për adhuruesit e mi. Ndërkaq kënga kam përshtypjen se do të pëlqehet në publik, për faktin se po punohet mjaftë shumë në të dhe është një baladë romantike, me një tematikë dashurie dhe që do ta sjellim me mjaftë atmosferë”, ka thënë Yllka për “Zëri”. Yllka gjatë muajit shkurt do të nisë një turne në shumë vende të SHBA-së. Ajo për herë të parë për festën e pesë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dhe festës së Shën Valentinit do të performoj para publikut shqiptarë në Nju Jork, Dallas, Çikago, Arizonë etj. “Për herë të parë do të mbajë një turne në SHBA, shpresoj të kaloj mirë me artdashësit e mi që ndodhen atje. Do të mundohem të sjellë sa më shumë atmosferë për publikun tim që ndodhet në SHBA”, shton ajo. Yllka pas lansimit të duetit, do të nisë punën edhe për projekte të tjera muzikore.
(K. Bajrami / zeri)

Yllka Kuqi Sjell Së Shpejti Një Duet