>
BIOSHQIP

Yllka Kuqi Sjell Album Për 5-Vjetorin E Pavarësisë

16-02-2013
Pas plasimit të këngës “Vendit tim”, e cila u mirëprit mjaftë shumë në publik këngëtarja Yllka Kuqi nuk është ndalur së punuari në albumin e saj më të ri, të cilin sapo e ka plasuar në treg. Këngëtarja ka zgjedhur periudhën e kremtimit të pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës për ta promovuar këtë album, i cili sipas saj është përgatitur me mjaftë përkushtim. Albumi titullohet “Dhe të dua” dhe të drejtën e editimit e kanë produksionet “ETC” dhe “Eurolindi”. Yllka edhe këngën “Vendit tim” e kishte plasuar në festën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ndonëse edhe vet kënga i dedikohej dashurisë ndaj mëmëdheut. Ndërkaq tani në këtë festë të Pavarësisë së Kosovës Yllka adhuruesve po ua sjellë albumin e ri. “Në këto ditë feste dua t’ua sjellë albumin tim më të ri, të quajtur ‘Dhe të dua’. Kam punuar bukur gjatë në këtë album, kam punuar me shumë dashuri ndër vite dhe besoj se do të pëlqehet në publik”, ka thënë ajo për “Zëri”. Promovimin e këtij albumi Yllka do ta bëjë edhe përtej kufijve të vendit, ku gjatë këtyre ditëve këngëtarja do të performojë para artdashësve të saj që ndodhën ne SHBA. “Që prej sot do të jem në SHBA, ku do të kem disa koncerte dhe aty do ta bëjë edhe promovimin e albumit më të ri. Jam shumë e lumtur që do të jem bashkë me artdashësit e mi që ndodhen në Amerikë”, shton ajo. Yllka nuk rresht së falënderuari adhuruesit e saj të cilët kanë bërë që ajo të arrijë deri këtu ku është sot. “Gjithçka që bëhet për dashuri dhe me dashuri shpërblehet, shpërblimi im jeni ju”, ka shkruar ajo edhe në faqen e saj në rrjetin social Facebook. Yllka pas këtij promovimi të albumit padyshim se do të nisë punën edhe për ndonjë videoklip të ri.
(K. Bajrami / zeri)

Yllka Kuqi Sjell Album Për 5-Vjetorin E Pavarësisë