>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Blackout” Nga Zaimina Vasjari Ft. Elgit Doda

17-08-2015
Këngëtarja Zaimina Vasjari ndonëse ka kohë që nuk është shumë aktive në muzikë, ka arritur që pas 1 viti të rikthehet në muzikë dhe atë me një super projekt muzikor.

Ajo ka realizuar këngën e saj më të re "Blackout" në bashkpunim me Elgit Dodën dhe sot është publikuar bashk me videoklip në kanalin e youtube.



Muzika është realizuar nga Elgit Doda, tekstin e këngës e ka shkruar Big Basta e ndërsa për realizimin e videos janë kujdesur MAX Production.

Videoklipi është mjaft hot, me disa skena ku Zaimina shfaqet mjadt seksi në ambiente të ndryshme verore si plazhet, deti etj.

Gjtihashtu ajo ka realizuar edhe disa foto gjatë xhirimit të klipit nga "Hera Company", studio e Rezarta Shkurtës.
(B.A/Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Blackout” Nga Zaimina Vasjari Ft. Elgit Doda