Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Premierë: Zanfina Flet Ekskluzivisht Për Klipin E Ri “Nuk Po Të Shoh”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  9
[16-07-2015]
Këngëtarja Zanfina Ismaili sapo ka lansuar videoklipin e saj më të ri "Nuk po të shoh", një këngë rimtike verore e cila i përshtatet mjaft shumë ditëve të nxehta për momentin.



Në një prononcim për teksteshqip.com Zanfina ka rrëfyer më shumë rreth projektit si dhe ndryshimeve që ka sjellë kësaj here në klip.
"Po e kemi publikuar spotin. Është punuar në Massive Production, e ndërsa sa i përket ndryshimeve po, kemi dashur të ndryshojmë stil paksa. Dhe mos të jetë këngë e zakonshme", ka thënë Zanfina.



Ajo gjithashtu ka treguar se sezonin veror e ka të ngjeshur mjaft shumë edhe me data & koncerte, si dhe shumë shpejt do të publikojë një këngë të re në bashkpunim me Big Mamen & Teuta Selimin:
"Sa i përket koncerteve do të jem e pranishme në vendet shqip folese dhe kudo që më kërkon publiku im. E ndërsa sa i përket këngës me Big-un & Teutën ende nuk kam ndonjë përgjigjje konkrete, por gjithsesi do t'ju imformoj me kohë".
 (B.A/Teksteshqip.Com)

      Zanfina - Nuk Po Të Shoh (Feat.Labinot Rexha) [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet