>
BIOSHQIP

Zanfina Ismaili, Pre E Kamerës Së Fshehtë

08-01-2015
Këngëtarja Zanfina ismaili ka qenë së fundmi pre e kamerës së fshehtë të organizuar nga emisioni Prive me rastin e edicionit të tij festiv.

Fillimisht Zanfina u gjend në studiot e "Elephant" ku atje po inçizonte edhe këngën e saj të re ndërsa bashkpunëtori i kërkon asaj që të jetë serioze në punë dhe të regjistrojë këngën me të parën.

Pas një "zënke" mes bashkpuntorit dhe Zanfinës ajo largohet së bashku me mamanë e saj gjersa kur del jasht ajo sheh se iështë konfiskuar makina nga policia për vendparkim. Sjellja e ftohtë e policëve bën që Zanfina të bjerë kokë e këmbë brenda gënjeshtrës së Prives.

Në fund të lojës ajo u komuikua nga stafi se gjithçka ishte thjeshtë një kamerë e fshehtë. Nga zemërimi Zanfina i drejtohet kameramanit Lirak Stublla me të shara dhe fyrje me fjalë banale.
(B.A/Teksteshqip.Com)