TEKSTESHQIP

Zef Beka
Gruja E Mire Dhe Gruja E Keqe
Lyrics

Mirë e keq ësht' kjo dynja,
sa t'jetojn' burra dhe gra,
Nuk i kan t'njëjtat deshira,
grat' e kqija grat' e mira.
Me grue t'keqe po u martove,
ke me u plak para kohe,
me grue t'mirë je dikushi,
me grue t'keqe t'ka marr pusi.

*Gruen e keqe m'e pas fat,
si m'e pas zjarrin ngat,
Gruja e mirë n'hise me t'ra,
vlen ma shum' se një dyrnja.
Gruja e mirë n'hise me t'ra,
O vlen ma shum' se një dyrnja.*

Gruja e keqe ta prish jëten,
n'qaf të merr ty dhe veten,
veç nji her' mos m'e ndigjue,
thotë: "Ti kurr s'ke ba për mue".
Me grue t'keqe hajd medet,
t'len fajtor me faj t'vet,
me grue t'mirë lum e lum,
zgjate Zot jëten ma shumë.

*Gruen e keqe m'e pas fat,
si m'e pas zjarrin ngat,
Gruja e mirë n'hise me t'ra,
vlen ma shum' se një dyrnja.
Gruja e mirë n'hise me t'ra,
O vlen ma shum' se një dyrnja.*

Bjen nji kasht' e i nxerr gjashtë,
t'ban me fol edhe pa dasht,
t'ban me fol e thot' pse fole,
t'ban me thanë hin fjalë ka dole.
Ma i dishmi tha për gruen,
asht' si brini i lakuem,
me u mundue drejt m'e ba,
veç e then e s'ngjitet ma.

*Gruen e keqe m'e pas fat,
si m'e pas zjarrin ngat,
Gruja e mirë n'hise me t'ra,
vlen ma shum' se një dyrnja.
Gruja e mirë n'hise me t'ra,
O vlen ma shum' se një dyrnja.*

DËRGOI: