>
LETERSISHQIP

Anatomia E Atdheut Tim

Ta bëra autopsinë
e kohëve,
duke gërmuar me thonjtë e mi
si bisturi…..
Ti kam prekur damarët e gjatë
të prerë …
I gjeta rrjedhjet e tyre nga
shkojnë dhe vinë.
Lëkure e trupit, këmbë e duar
Sa herë t’i kann prerë….
Ti lypa sytë
ndezur të kishin mbetë.
Ta lypa koken, nuk të kishte tretë ….
Ta lypa gjuhën
në çdo thërrime të dheut të kishte mbetë.
Ta lypa zemrën, gjallë ishte me të vertetë.
Ti kërkova zërat e njerzve,
ngrirë në muret e kalave
të kishin mbetë….
Eca nëpër trupin tënd
duke lypur damarët e tu,
të bëra analizën DNA-anë,
ta bëra autopsinë, t’i gjeta pjesët
e trupit tënd të gjatë ..
O toka ime…….
Kudo që të kanë mbetë.
I mora malet e mia
Fushat, bregdetin, lumejtë, bjeshkët,
i mbështolla në lëkurën tënde,
O atdheu im:
I gjeta kohët njëra pastjetrës
në damaret e tu lidhur kishin mbetë.
Sa herë të kan vrarë, e kurrë nuk ke vdekë,
Sa herë t’i trembën njerëzit e tu,
ata u lëshuan mbi detë duke ikë.
Anatomia e atdheut tim…..
Sa herë të kanë prerë,
sa herë të kanë vrarë
të pabesët e tradhtarët.
Nëpër rrugë kan ikur e janë tretur
njerëzit, gra, burra e fëmijë.
Mbeta duke mbledhur kocka nëpër kohë.
Atdheu nuk i vret kurrë njerëzit e tij,
Por ka nga ata që e vrasin atdheun
Per një grusht” pare”o për lavdi”.
Atdheu im, mbi trupin tënd
kuaj të vjetër e kuaj të rinj damarët t’i shkelin ,
duke lënë pas hijen, hijen, hijen……ikin !!!!!1
Anatomia e atdheut tim,
lëkurën e copëtuar
duhet ta qepim…..
Ndaj ta bëra autopsinë,
t’i prek damarët, të rri në sytë e tu.
Mbi trupin tënd një dritë të pashuar,
një grusht qirinj …
Të mbroj nga gjarpërinjtë që herë ikin,
herë vijnë …
Jo kurrë…
Anatomia e atdheut tim…..
Dorën në derën e shtëpisë vendosë kam,
rreth e rotull heshtje, muret e oxhakut për tokë
ra kanë.
Ikën, ikën, pas lanë trupin tënd,
heshtja mbuloi gjithë fshatin.
Mure të kullës sime maje gurit
Jeni pjesë e anatomisë së atdheut tim