TEKSTESHQIP

Zina Zdrava
Lule Molle, Lule Ftua
Lyrics

Lule molle, lule ftua
ti më do, unë të dua
zëri yt më rrjedh moj zemër
si një krua

zëri yt më rrjedh moj zemër
si një krua

moj me ty do rend agimit
mes pranverës, mes blerimit

do mbjell ëndrra, do mbjell këngë
do mbjell lule mes gëzimit (x2)

moj me ty do rend pas reve,
moj me ty do rend trasheve
krah për krah një trup i vetëm
tak në punë e tak në jetë

do mbjell ëndrra, do mbjell këngë
do mbjell lule mes gëzimit (x2)

lule molle, lule ftua
ti më do dhe unë të dua
më jep zjarr, e prush
e flatra, krahë mua

unë me ty do rend agimit
mes pranverës mes blerimit

do mbjell ëndrra, do mbjell këngë
do mbjell lule mes gëzimit (x2)
moj me ty do rend pas reve,
moj me ty do rend trasheve
krah për krah një trup i vetëm
tak në punë e tak në jetë

do mbjell ëndrra, do mbjell këngë
do mbjell lule mes gëzimit (x2)