>
BIOSHQIP
Biografia
Më datë 3 Qershor 2017, Zzap publikon videoklipin "Iluzion", në bashkëpunim me Eanda.

Më datë 6 Maj 2018, Fuego publikon videoklipin "Homie", në bashkëpunim me Zzap.

Më datë 6 Prill 2019, Zzap publikon videoklipin "Gasolina". Për ‘beat-in’ e kësaj kënge është kujdesur Bujaa Beats, ndërsa kënga është e realizim i producentëve ZzapnChriss. Produksioni Filmnation është kujdesur për xhirimin e videoklipit muzikor të kësaj kënge.

Më datë 17 Maj 2019, Zzap publikon videoklipin "Momo", në bashkëpunim me Feron. Produksioni audio u realizua nga Zzap And Chriss. Ndërkohë, për tekstin janë kujdesur Fero për pjesën e tij dhe Elinel për pjesën e Zzapit. Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Zzap dhe Fero erdhën me një paraqitje mjaft elegante dhe të veçantë. Klipi “Momo” u publikua në të njëjtën ditë kur menaxheri i label-it “ON Records” (që menaxhon dyshen në fjalë), Met Elshani, u plagos në një gjuajtje me armë zjarri gjatë pasditës të së premtes, në Prishtinë.