TEKSTESHQIP

Amanita
Balade Per Fatin E Luleve
Lyrics

Duket ai që i solli në jetë,
tash është kotur e kundërron
I penduar ai mendon,
lule të ketë apo mos të ketë

Sillet rreth is dorë e ftohtë,
i përkëdhel me plaf të vrazhdë
Vesë e ngricë u bluan mbi kry,
pak vonon kanë për t'i ngrirë

Lule, lule ç’fat paski pasur,
Gjithmonë të njoma të ndërroni jetë
Sa më të bukura që t’jeni rritur
Vdekja ju vjen më shpejtë

Derisa lulet vrrullshëm bulojnë,
çoftë mbi pëllaja, male e vërri
Na mahnisin me bukurinë,
e kështu vdekjen e shpejtojnë

I tërbuar zë të mallkojë,
farë e të këtillë që s’duhen dot
Bukurinë të na e ndëshkojë,
pas shtrëngate sjellë shtrëngatë

Ndër këtë ankth që ndjell shkatërrimin
Nxjerrin kokën me kreni
Sikur diellit t’i kërkojnë
Ngrohtësi për shtatin e njomë

DËRGOI: