TEKSTESHQIP

Anila Jonuzi
S'e Fal Rininë
Lyrics

Ti je kaq larg në fund të botës
E ndonjë letër shkruan rrallë
Une shami, jo s'i hodha kokës
Si mund të pres gjithë jetën vallë?

Si mund të rri, ti falem Zotit?
O, Zot, ti mos ma merr rininë
Si ti duroj netët e pritjes
Si mund të rroj pa dashurinë

Ref
Jo nuk ta fal, s'e fal rininë
Se nuk rroj dot pa dashurinë
Se e kam zemrën sa një det
Se kam nje jetë që po m'humbet

Jo nuk ta fal, s'e fal rininë
Se nuk rroj dot pa dashurinë
Se e kam zemrën sa një det
Se kam një ndjenje s'dua ta tret.

DËRGOI: