SHARE:
  Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Anxhela Peristeri

Vendlindja: Korçë  
Jeton dhe vepron në  
Mosha: 31 Vjeç
Ditëlindja: 24 Mars 1986
Shenja e Horoskopit: Dashi

Këndon kryesisht: Pop

Anxhela Peristeri është një këngëtare dhe autore këngësh e njohur. Anxhela Peristeri mori mësimet e para ne vendlindje, liceun artistik e mbaroi ne Tirane, ndërsa Fakultetin Akademik e kreu ne Greqi. Ajo ka realizuar këngën e parë "Ishe Mbret", e cila u inçizua në Tiranë në vitin 2004. Po në atë vit, Anxhela publikoi dhe albumin e saj të parë të titulluar "Për Ju".

Në vitin 2005 merr pjesë në "Kënga Magjike" me këngën "Sonte Dridhuni", ku u shpërblye me çmimin e dytë. Po në vitin 2005, këndoi "Hej Ti" në Festivalin "Mikrofoni I Artë 2005".

Pas shumë vitesh mungesë në ekranet dhe në skenat shqiptare, viti 2014 shënoi rikthimin e këngëtares Anxhela Peristeri me një këngë dhe një klip të ri të titulluar "Femer Mediatike". Edhe pse prej vitesh ka jetuar në Greqi, ajo zgjodhi ti rikthehet sërish audiencës shqiptare.
Kënga e saj është e rrymës elektro-swing me tekst të Rozana Radit ndërsa, videoklipi u realizua nga “Max Production”, duke sjellë Anxhelën në versionin “burlesque” alla Aguilera.

Tashmë këngëtarja simpatike ështe rikthyer në Tiranë. Anxhela ka jetuar duke kënduar në Greqi ku ka marre pjesë edhe në 'X Factor', ndërsa ka mohuar lidhjen me një këngëtar grek. Se fundi ka publikuar kengen "Bye Bye" me kengetarin e njohur braziljan Marcus Marchado.

Ka bashkepunuar me Erik Lloshin ne Kenga Magjike ku u vleresuan me cmimin dueti me i mire!Eshte fituese e edicionit te pare te Your Face sounds familiar.U vleresua te Netet e Klipit Shqiptar si interpretuesja me e mire femer dhe se fundmi ka publikuar kengen Llokum sebashku me Gold Ag.

» Dërgo Korrigjime »

Punuan Biografinë:  arsimdiber  

Zgjidhni me sa yje do votoni
 Mesatarja:  4.9 / Votuan:  96

  • Anxhela Peristeri ka këto rrjete sociale:


Më shumë artikuj nga Anxhela Peristeri »




teksteshqip.com © 2007 - 2017