TEKSTESHQIP

Armend Beqiri & Merita Burrniku
Si Hatixheja E Muhamedi
Lyrics

Merita:
Nga do lulet që i pashë
Asnjë aromë nuk dallova
Thellë nga zemra njëherë thashë
Dhe këtë fjalë kurr se harrova

Sa m'bekove me dashni
Që më hape sytë e bukur
Prehjen unë e gjej tek ti
Kur në shpirt ti më je futur

Armendi:
Sa e ndjen shpirti këtë za
Kur n'mëngjes më fton për lutje
Zoti t'lumtur na ka ba
Me shum dashni dhe pa vujtje

Kur je vajzë babën nderon
Ja përmbush burrit besimin
Për fëmijët bahesh xhenet
Edukuese e krejtë njerëzimit

Reff..
Armendi/Merita

Si Hatixhja e Muhamedi
Dashurinë ne ta vazhdojmë
Si Aliu e Fatimja
Njëri tjetrin ta nderojmë
INFO
Më datë 15 Janar 2021, Armend Beqiri & Merita Burrniku publikojnë videoklipin "Si Hatixheja E Muhamedi". Muzika e këngës u punua nga Naim Qukiqi, teksti u shkrua nga Besir Musliu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Naim Qukiqi. Videoklipi u prodhua nga kompania RGB Entertainment.