TEKSTESHQIP

Bashkim Rodoni
Pro-Lugu
Lyrics

Trembe frikën dhe më tej
Boshe ngjarjen në rrëfenjë.
Kthehu ende
Kthehu n'kangë.
Varg e rimë
E rimë prapë.

Shterri terri nata e vreri
Feksi drita edhe dita.
Zgjohen zanat, fryu era
Nis koha, numri, hera.
Teret shiu, dheu përpiu.
U shpik zeja lind njeriu.
Beh ankth e vërteta.
Deti përpin rrjeta.

U poq strralli në përrallë.
Zhvishet mali për metal
Këtej lahuta, s'e tund harpa.
Muzikë ndër tela
Edhe shkarpa.

Çahet çasti dhe çatia
Shpellë e shkuar është shtëpia.
Gjuha flitet zgjohen andrrat,
Kulm hardhie dehma.
Strof, strofkull bahet varg.
Shpella deri shkrimi letra.
Zbradhet letra në mëtim
Mbetet tutje streha.

S'e tund harpa
Muzikë ndër tela
Edhe shkarpa.

DËRGOI: