TEKSTESHQIP

Bashkim Rodoni
Natë Qytetse
Lyrics

Mbramë, trishtim panë
Qielli dhe hyjt
Trishtim panë.
Hije jo,
Por gruen,
Që hije mban
Me sytë e tu.
Karshi grues e dallueme tmerr,
Tej tradhtisë e kalueme krejt.
Dy hapa veri
Hapa n'jug,
Hap në lindje,
Perëndim askund.
Mbram, buzëvyshkun n'vaj.
Stoli n'bark
E gji plagë,
Shpirtgrisun, veshur me hije gruje,
Marri bote,
Fantom uje.
Një kens kjo bote trandte,
Valle në rrugë t'madhe.
Dikur në rrugët e qytetit tonë,
Kjo valle çmendur
Ishte e njomë.
E sot mbramë,
E sot mbramë,
Buzëvyshkyn n'vaj.
E sot mbramë,
Nji za vorri me jetu,
Vallzon vonë me sytë e tu.
Karshi grues, pa ankth tmerr.
Prej dashnisë, e kalueme krejt.
Dikur në rrugët e qytetit tonë
Kjo valle çmendur
Ishte e njomë.
Ndillte krejt dashni,
Gjijtë shpërthejshin o, me kreni.
Aromë dikur,
Za vorri për me jetu.