>
LETERSISHQIP

Dashuria Jonë

Duhet kohë, duhen përpjekje për ta gjetur dashurinë,
Dhe një moment do të mjaftonte për ta humbur përgjithmonë,
Unë gabova, ti gabove nuk ja ditëm rëndësinë,
Sa shumë brenga, sa shumë lot solli dhimbja e ndarjes sonë.

Kur ta merrja dorën tënde, ne të dy kur ishim bashkë,
Sa shumë zhurmë bënin të tjerët, të pushtuar nga inati,
Ndaj tani ty të bëj thirrje, çdo gabim ne ta lëmë pas,
Qe e bukur lidhja jonë edhe pse shumë pak kohë zgjati.

I mërzitur, i përlotur lutem për bashkimin tonë,
Jam i vrarë, jam shpirtplagosur pa ty më nuk duroj dot,
Siç gabuam ne të dy, çdo njeri në botë gabon,
Jeta jote pa mua nuk vlen, jeta ime pa ty është kot.