>
LETERSISHQIP

Gjarpërushe

Gjarpërushë moj
helmin e hodhe
në zemrën e poetit…

nga ethet po digjet.
dhimbjet i plasën në varg
në dëshirat e veta po piqet..

në varg ndërton rrëmujë
dhimbja nuk ia ndalë
përpihet në ortek
furtunën përballë..

Gjarpërushë moj
iu fshehe vajzërisë
ia verbove lumturinë poetit
me helmin e dashurisë

Gjarpërushë moj
Kobin në dërrasë të vekut
Vargun shumë ia zgjate
Mos ia lë të kotë…
Hijen kësaj nate…

Në rrasë të gurit betuar
U ndal në sytë e tu
Emrin tënd gravurë
Mos e lë në harresë
vargjet i bëri urë

dhe s’ndalet e shkruan
Në çdo varg nga një kujtim
Refren i këngës së bukur
E ujit shpirtin tim