>
LETERSISHQIP

Mall A Ëndërr...

Gjithmonë kjo e fundit
Ëndrra më zgjon
Më merr
Më ringjallë

Jo mua
Të harruar veten time
Emri...
Ndoshta emri më tradhton mua
Apo mashtruar
Kjo thirrje në enciklopedinë e emrave përtej shekullit
Dritë bie shi
Dritë është errë moti
Dritë në rimën e poetit,
Dritë mall i ëndrrës për dritë,
...Dritë e fundit për diellin tim
Dhe ëndrra...
Prapë ëndrra në kujtimet e dritave të fshehura
Të mekura karshi territ e sherrit,
Dritave të kursyera në sofrën e skamjes
Kujtimin e dritave të trishtimit..
Dhe Dritë
Liria kurorë e mbytur në ëndrra
Për dritë
Dritë legjendë në favor të territ
Atje ku më kanë pagëzuar
Atje ku më ngrinë malli
Ku terri e tmerri dinë më shumë
se drita dhe unë Drita...
e pa ngopur kurrë me dritë.
E mbytur në mall
Trupi dhe emri më janë ndarë
Hirushe trupin për dhëndër
Dhe emrin perënduar në ëndërr...