>
LETERSISHQIP

Pas Meje

Në qoftë se kjo botë pret të largohem,
Mburojën time po ta falë ty,
Pas një lamtumire, po të harrohem,
Dije se me shpresë do të kem mbyllyr sy.

E para dritë që në qiell do shohësh,
Do më përkas mua, këtu e përjetë,
Aspak nuk kam frikë se ti s'do më njohësh,
I imi shëmbëllim do të të shfaqet vet.

Pas një lamtumire, po the emrin tim,
Do të kujtohen gjërat që vetëm ne i dimë,
Dhe zymtësinë do ta kthejnë në kohë të përhijshme.

Me frymën time mbartur një lule do të mbijë,
Që me aromën e saj përqafuar të dehesh ngadalë,
E atëherë do të kuptosh, se unë ende jam gjallë.