Pak fjale mbi kete festival:
Ishte viti 1962, kur pėr herė tė parė nė Shqipėri do tė niste udhėn njė traditė aq e bukur e kėngės sė lehtė shqiptare. Fillimisht, kėngėt do tė vinin pėrmes zėrit tė radios dhe me avancimin e teknologjisė edhe nė televizion. Kėngėtarėt e asokohe ishin tė detyruar tė kėndonin kėngė tė politizuara pėr shkak tė sistemit tė atėhershėm, por duke prodhuar kėngė tė njė cilėsie tė lartė artistike shumė prej tė cilave kanė mbetur nė mendjen e publikut pėr vite tė tėra. Emra tė paharruar pėr publikun, si Vace Zela, Alida Hisku, Parashqevi Simaku, Tonin Tėrshana, Gėzim Cela dhe shumė tė tjerė krijuan njė revolucion me hitet e tyre.
Nė 45-vjetorin e Festivalit, u nderuan tė gjithė ata artistė tė cilėt me punėn e tyre tė palodhur kanė lindur e rritur Festivalin mė popullor shqiptar. Tė plakur nė atė skenė ku kontribuan njė jetė tė tėrė, ata ndihen tė emocionuar e krenarė pėr punėn e tyre, mes tė cilėve edhe kompozitore, poetė, dirigjentė e prezantues. Njėzėri, ata kėrkuan qė edhe nė vitet nė vijim, artistėt e rinj tė kthejnė kokėn nga e kaluara, tė kujtojnė dhe ruajnė me fanatizėm vlerat e muzikės sė lehtė shqip-tarė tė tė gjitha trevave.
Festivali i Kėngės nė Radiotelevizion Shqiptar kanė qenė dhe mbeten njė nga ngjarjet kulmore artistike shqiptare. Organizohet nė ēdo fund viti nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė. Nė tė marin pjesė kėngetarė tė rinj dhe kėngėtarė tė afirmuar. Festivali zhvillohet gjatė disa netėve.
Kėtij eventimenti mund t'i referohemi nė disa mėnyra:
Festivali i Kėngės Nė RTSH
Festivali i Muzikės Sė Lehtė Nė Radio Televizionin Shqiptar
Festivali i Dhjetorit
Festivali i Fundvitit