>
LETERSISHQIP

Vallëzimi Me Vdekjen

Krejt në të zeza.Sytë të zez!
Ndoshta dhe duket kështu vdekja?!
Ndoshta, kështu, pikërisht!

Më afrohet. Më zgjat dorën
Për një vallëzim
Frikësohem. E shikoj në sy.
Gjithnjë e heshtur. Ec e fol!
Lëvizi pak... ma zgjat dorën.
E përqafoj vdekjen. S`kam udhë tjetër!
Zëmë të vallëzojmë. Unë akull e zjarr,
në të njëjtën kohë, gati e vdekur.
Ajo gjithherë vetëm akull...

Vallëzojmë: një hap para vdekja,
Një hap pas unë, pastaj -
ashtu siç e ka rrjedha:
Një hap para unë.
Një hap pas ajo.
Një hap në të majtë ajo.
Një hap në të djathë unë.
Një hap në të djathë ajo.
Një hap në të majtë unë.
Në mes takohemi, te pika e zezë
kurrsesi t`i ikim njëra-tjetrës.
Një hap pas unë, një hap para ajo.
Në ritmin e tretë ajo vjen në mes.
E unë? Unë nuk jam askund!

Zot, a thua kam vdekur unë!?

Më ofrohet. Më zgjat dorën
Për një vallëzim...