Festivali i 53-të Në RTSH
Turjan Hyska, Floriana Garo dhe Liberta Spahiu, ishin treshja e përzgjedhur nga organizatorët për të drejtuar Festivalin e 53-të të Këngës në RTSh.
Hyskaj vjen në skenën e këtij festivali, pas një përvoje të sukseshme si në muzikë ashtu edhe në gazetarinë televizive. Ndërsa Floriana Garo dhe Liberta Spahiu, vijnë nga bota e modës dhe spektaklit.
Ndërkohë skenografia e festivalit iu besua Patrizia Bocconit, ndërsa Marcelo Lazzeti do të jetë drejtor fotografie. Të dy janë personazhe me emër dhe karrierë në RAI dhe jo vetëm.
Pas natës finale të Festivalit të 53 të Këngës në TVSH,u përzgjodh kënga fitues që do të përfaqësojë Shipërinë në Eurovision. Është kënga ‘Diell’ nga këngëtarja Elhaida Dani që do të performojë në maj në shtetin nikoqir në festivalin e këngës Europiane që këtë vit është Austria.
Këtë vit ka qenë një konkurrencë mjaft e fortë duke marrë pjesë artistë mjaft të njohur dhe kushdo që do zgjidhej do të na përfaqësonte denjësisht, por juria e festivalit ka vendosur për Elhaida Danin.
Çmimi i publikut i ka shkuar grupit Offchestra për këngën e tyre ‘Bajram’ ndërsa Interpretuesi më i mirë i festivalit është shpallur Gjergj Leka me këngën ‘Himn’. Vendin e tretë ka marrë kosovarja Linda Halimi me ‘S’të fal’, Bojken Lako vendin e dytë me ‘Të ndiej’.
Elhaida është fituesja e ‘The Voice of Italy’ në vitin 2013 ndërsa tani do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
Festivali i 53-të Në RTSH (Tekste & Video)
- 1Të NdjejBojken Lako Band(Muz.: Bojken Lako, Tex.: Bojken Lako, Ork.: Bojken Lako)
- 2DiellElhaida Dani(Muz.: Aldo Shllaku, Tex.: Viola Trebicka & Sokol Marsi, Ork.: Aldo Shllaku)
- 3Eklips Mbi OqeanSigi Bastri & Florent Abrashi(Muz.: Sokol Marsi, Tex.: Florent Abrashi, Ork.: Sokol Marsi)
- 4Një FemërEmi Bogdo(Muz.: Lambert Jorganxhi, Tex.: Florian Zyka, Ork.: Lambert Jorganxhi)
- 5NjeriXhejn Kumrija & Enxhi Kumrija(Muz.: Enxhi Kumrija & Xhejn Kumrija (JANEX), Tex.: Xhejn Kumrija (JANEX), Ork.: Gjergj Kaçinari)
- 6Ti S’më NjehErga Halilaj(Muz.: Kristi Popa, Tex.: Ronela Hajati, Ork.: Kristi Popa)
- 7Më RrembeRezarta Smaja(Muz.: Klodian Qafoku, Tex.: Dr. Flori, Ork.: Klodian Qafoku)
- 8HimnGjergj Leka(Muz.: Gjergj Leka, Tex.: Zhuliana Jorganxhi, Ork.: Gjergj Leka)
- 9Nëse Ti DoKelly(Muz.: Kelly, Tex.: Kelly)
- 10Kjo NatëEstela Brahimllari(Muz.: Edmond Veizaj, Tex.: Edmond Veizaj, Ork.: Edmond Veizaj)
- 11Vetëm Te Ti BësojKlajdi Musabelliu(Muz.: Klajdi Musabelliu, Tex.: Jorgo Papingji, Ork.: Lambert Jorganxhi)
- 12Në Rrugën TonëAgim Poshka(Muz.: Agim Poshka, Ork.: Agim Poshka)
- 13Në KomaAna Gramo(Muz.: Genti Lako, Tex.: Ida Nurçe, Ork.: Genti Lako)
- 14Më MungonRevolt Klan(Muz.: Bruno Revolt, Tex.: Febi Shkurti, Ork.: Enis Mullaj)
- 15KristalSajmir Braho(Muz.: Sajmir Braho, Tex.: Sajmir Braho, Ork.: Endri Sina)
- 16Të Vranë BukuriEnver Petrovci(Muz.: Enver Petrovci, Tex.: Enver Petrovci, Ork.: Riza Dolaku)
- 17MariaAurora(Muz.: Aurora, Tex.: Aurora, Ork.: Marjan Deda)
- 18Mendje TraziJozefina Simoni(Muz.: Markelian Kapidani & Bledar Sejko, Ork.: Bledar Sejko & Markelian Kapidani)
- 19S'te FalLinda Halimi(Muz.: Linda Halimi & Zzap And Chriss, Tex.: Linda Halimi, Ork.: Zzap And Chriss)
- 20Rock Për Gjithë JetënAltin Goci(Muz.: Altin Goci, Tex.: Klodi Shehu, Ork.: Marjan Deda)
- 21Sot JetojMjellma Berisha(Muz.: Enis Mullaj, Tex.: Enis Mullaj, Ork.: Enis Mullaj)
- 22KështjellaBesiana Mehmedi & Shkodran Tolaj(Muz.: Adrian Hila, Tex.: Pandi Laço, Ork.: Adrian Hila)
- 23S'mujMarsela Çibukaj(Muz.: Olsa Toqi, Ork.: Olsa Toqi)
- 24Dua Të JetojVenera Lumani(Muz.: Endrit Shani, Tex.: Big Basta, Ork.: Endrit Shani)
- 25BajramOffchestra(Muz.: Faruk Banjska, Tex.: Offchestra, Ork.: Offchestra)
- 26Himn JetësJulian Gjojdeshi(Muz.: Fatos Arapi, Tex.: Vasil Tole, Ork.: Vasil Tole)
Komente 0