TEKSTESHQIP

Fitnete Rexha
Shoqët Tua Moshatare
Lyrics

Shoqet tua moshatare
Kan hasret prej bukurisë
Janë tri goca me nji çaire
Po pëlcasin prej zilisë

Ti je si ar i kulluem
Je si nuse për merak-e.
Vjen gjithnji tuj hijeshue
Si zamaku në bardak-e.

Bukuri duhet me t’thanë
Pëllumbeshë buzën në gaz-e
Gocë e bukur në Tiranë
Avitu se nuk të ngas-e.