>
LETERSISHQIP

Enderroj Ate Dite

Papritur nje lot
Ra mbi shpirtin tim…

Lote gjaku,
Lot harrese,
Lot vdekje…
Vitet kalojne, dhe zemra ende vajton…

Aq afer je moj Cameria ime,
E paprekshme, e vuajtur, luftetare…

Nga toka jote nxorre trima,
Nga toke jote nxorre dashuri…
Si na larguan nga ti,
Moj e imja Çameri?

Brez pas brezi,
U rritëm larg teje,
Por nuk të harrojmë.

Si vallë mund të harrojmë Ty,
Atdheu nënë i të parëve të mi?
Vitet kalojnë, për sa kohe ende do vajtojmë?
Shpirti më plas,
Zemra ulëret...

Ëndërroj atë ditë
Që flamurin tonë të valvit,
Kur shpirti do më gjejë rehat,
Kur dheu do tresi eshtrat e pa tretura
Të gjzshërve të mi.

Ëndërroj atë ditë!

Më shumë nga Franceska Ramadani