>
LETERSISHQIP

Një Gykim Mbi Kurbanin

Në shapitrën e krijimit¹
thotë pun'e Ibrahimit:
Ti dashurin e rrëfeve,
birn' e vetëm s'e kurseve,
si yjet e si kum deti,
do t'i shtohet zur-rijeti.

Jahudinjtë nga inati,
thonë, do bënte i ati kurban,
Is-hakun e mitur,
q'e kish të dashur të ditur.

Po të kish themel kjo fjalë,
jahudinjtë përse vallë,
s'e kujtojnë pejgamberin,
për nderim, kurban nuk therin.

Sa për kurban nga Halili,
u shënua Ismaili.
Pesëmbëdhejtë ka qënë,
ky urdhër kur është dhënë.

Is-haku lindur nuk kishte,
vetëm Ismaili ishte.
Zotit lebejk ² duk'e thënë,
çunin Merve e ka shpënë.

Nip i tij Muhamedi,
kurbanin prej kujt e gjeti?
Sot haxhinjtë përse s'flasin,
vetëm lebejke bërtasin.

Merv, Safa herë shtatë,
nxitojnë paçin uratë.
Veç ngjarjen për të përmendur,
me lebbejke duk'e rendur.

Fëmija e Ismailit,
u qojt nga a'e Halilit-
musliman, që domethënë,
i përunjur nuk qit zënë ³

Pse nuk i mbeti prej plakut,
muslim, fëmijës t'Is-hakut?
Jahudinjtë an e mbanë,
nga Is-haku rrjedhur kanë,

Kurejshit i zihet filli,
pa dyshim nga Ismaili
Ata bijt e Israilit,
këta bijt e Ismailit.