>
LETERSISHQIP

Mos Më Thoni ...

Mos më thoni se vdiq,
Mos më thoni se nuk është më,
I miri e i bukuri i nënës,
Është në zemër tashmë.
Mos më thoni, ku e qëlluan plumbat
Nëna e di, në kraharor
Çelën bozhuret e gjakut,
si lulëkuqet në dëborë.
Mos më thoni se s'vjen më,
Do e pres te pragu i derës,
E ai do t´vij si gjithnjë,
Sikur flladi i pranverës.

Do t´vij si agimi ditës,
Zemra e nënës do t´vij,
I ndritshëm si rrezja e diellit,
Magjeps si hyjni.
Mos më thoni se jam e vetme,
Se kam mbetur fillikat,
Ai do të vij me shokë netëve,
Pushkën do e var mbi shtrat
Mos më thoni se vdiq im bir,
Ai ka rën, por nuk ka vdekur
Në udhën e lirisë për ku ishte nisur,
Duhej derdh gjak për të arritur
Secili prej tyre kishte mall për atëdhe,
Por mbi të gjitha një dëshirë
Ta zhdukin errësirën e rëndë,
Që Kosova t´jetojë e pamvarur dhe e lirë
Mos më thoni, asgjë mos më thoni,
Ai do të vij rishtas si agu i ditës,
Fshijeni lotin dhe shikoni, lartë
Ai është mbi bjeshkët e Drenicës.

Marre nga revista "Zani i Naltë"
organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar,
Tiranë nr. 11. Gusht 1924