>
LETERSISHQIP

Ndërtimi I Kabesë Pastë Nder Për Jetë

Pas tufanit vjetë shkuan, at e bir prap u bashkuan.
Si e mësoj Xhebraili, i ndihmoj bir Ismaili.
Vërë balt'e ngarko gurë, ia bënë Kabesë murë.
Gurn'e zi pruri djali, duk'e ngarkuar nga mali.
E ngriti e vu i ati, atje nevojë ku pati.
I treti ish ky ndërtimi, që ka bërë Ibrahimi.
Halil i Zotit mbarë, Halilu, Rrahman ka varrë.
Brisku, misuaku, sunneti, nga Ibrahimi na mbeti.
Dhe ca zakone të tjetra, të pëlqyera, të vlera,
prej atij mbetur na kanë, sunnet ishin, sunnet janë.
Zemërbardh i madh ka qënë, sikujt do buk i ka dhënë.
Shtëpi e tij s'kish derë, hynin, delnin, dimër, verë.
Ibrahimi tërë gjënë, për shpirt vakf e ka lënë.
Dhe sot vakfet e tij janë, ndritin Halilu-Rrahmanë.