TEKSTESHQIP
Biografia
Një vajzë modeste, e shoqërueshme, fama nuk e ka ndryshuar aspak edhe pse karakterizohet me një "magnetizëm" sidomos nga të rinjtë. Këto epitete i përkasin këngëtares së mirënjohur Hana Cakuli e cila gëzon një mirënjohje të madhe në estradën kosovare. Çdo person ka ëndrra të veçanta në jetë dhe merr një profil të caktuar. Hana Cakuli, që nga fëmijëria e hershme kishte ëndrra për tu bërë këngëtare, por kurrsesi nuk mund të bëhesh një artist i madh pa punuar intesivisht në shumë drejtime, drejt një qëllimi të caktuar, që do të thotë: të punohet shumë me vokalin, performancën, të studiohet dhe lexohet shumë për të rritur nivelin kulturor. Kjo ndihmon që imazhi i një artisti të jetë i dashur për të gjithë të rinjtë sepse një imazh i shkëlqyer jep vlera artistike të shkëlqyera. Për të muzika është një nocion shumë i gjerë që nuk mund ta përmbledh me një fjalë e as me një fjali të vetme. Në çdo kohë, në çdo çast dhe në çdo gjendje, ajo ka dëshirë të shoqërohet nga muzika dhe të këndoj, ajo i vie mu nga thellësia e shpirtit. Kjo ka bërë që gërshetimi i zërit të ëmbël, bukurisë ëngjëllore dhe energjisë pozitive ta bëjnë Hana Cakulin këngëtare që premton shumë. Kreu Shkollën Fillore "Marshal Tito" në Ulqin, shkollën e mesme për tre vite në Gjimnazin "Vëllazërin-Bashkim" në Ulqin, për të vijuar vitin e fundit të shkollës së mesme "Sami Frashëri" në Prishtinë. Ka kryer Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK).

Nga ky vend i vogël siç është Ulqini talentët e artit dhe të kulturës nuk mund të presin që dicka të jetë e përkrahur, e përfaqësuar në nivele më të larta dhe si mundësi për të ecur përpara pavarësisht sa i kanë dhënë qytetit të tyre si ambasadorë të vërtetë, por pasioni i tyre bën që ata të jenë në skenë, të kenë përkrahësit e tyre dhe ata ua dinë emrat meqë kanë një axhendë shumë të ngarkuar. Si emër i njohur për artdashësit e muzikës në të gjitha trojet shqiptare është edhe Hana Cakuli. Një vajzë e lindur në qytetin e lashtë të Ulqinit edhe pse në moshë të re (20 vjet), krahas mësimit dhe studimeve zgjodhi muzikën nga ku dëgjohet me ëndje prej fansave të saj. E re, por tashmë e njohur në muzikë ajo i ka hedhur hapat e saj në hapësirën gjithëshqiptare, duke shënuar kështu 7 vjet të punës e të aktivitetit muzikor. Që nga paraqitja e parë e saj, kjo ulqinake e re shpejt u bë e njohur me shpirtin e saj të butë e talent, duke mos u ndalur në rrugën e nisur, në udhën e bukur të këngës. Kështu paraqitja e saj në skenën e muzikës si një artiste e vërtetë bëri që edhe qyteti i Ulqinit të prezantohet kudo në trojet shqiptare, me çka dëshmoi se edhe këtu ka talentë të mirëfilltë për shumë fusha të jetës. Kjo është ajo që e bën të njohur Hanën, por edhe Ulqinin, me çka këngët e saja mbeten përherë të paharruara dhe vazhdojnë të dëgjohen duartrokitjet frenetike të spektatorëve që e shoqërojnë kudo atë. Me një fëmijëri krejt ndryshe nga të tjerët falë kushteve dhe përkrahjes që i japin prindërit, Hana diti të mirëkuptojnë artdashësit kur me këngët e saja e zërin melodik arriti të përvehtësojë shumë adhurues kudo që është paraqitur. Duket se gjithë punën e saj në muzikë e ka marrë përsipër për ta bërë vetë edhe pse ka një numër përkrahësish që e mbështesin në këtë rrugë. Gjithë sharmin e vet Hana vazhdon ta ndjekë edhe në realizimin e këngëve të saja, vazhdon të jetë e pranishme kudo në trojet shqiptare për të dhënë ate që fansat e saj e kërkojnë, thjeshtësinë, melodinë, shpirtin e saj të ëmbël e zërin e saj melodik.

PASAPORTA:
Gjatësia: 1.55 cm
Pesha: 50 kg
Ngjyra e syve: E kaltërt
Ngjyra e flokëve: Kafe e çelur
Muzika e preferuar: pop, blues
Këngëtarja/i e/i prferuar: Mariah Carey
Vendi i preferuar për dalje: Preferoj vendet e qeta ne natyrë
Pija e preferuar: Uji
Ngjyra e preferuar: Vjollce
Sporti i preferuar: Gjimnastika, noti
Hobi: Leximi
Stili i veshjes: Elegant

DËRGOI: