TEKSTESHQIP

Irma Kurti & Petrika Agolli
Streha
Lyrics

Strofa 1:
Rrugët mbulohen me dëborë
ngadalë nga qielli bien lot,
gjethet rrëzohen, ndërrohen stinët,
por ajo strehë më pret gjithmonë.

Në korridorin e ngushtë
ndjej hapat e prindërve të mi,
ecejaket e nënës që e mbushnin
si një simfoni shtëpinë.

Refreni:
Në aneksin pak hapa më tej
aromën e kafes e ndjej,
nuk e krahasoj as me parfumet
në treg.

Sa herë kthehem me valixhe
ngarkuar me mall dhe emocion,
s’e shkel pragun, por e puth,

dashuritë e ikura kërkoj.

Strofa 2:
Kujtimet i japin kaq shumë vlerë,
e bëjnë të shtrenjtë, jo si çmim,
por për shpirtin, zemrën time.
Nuk shitet, s’blihet kjo shtëpi.

Në korridorin e ngushtë
ndjej hapat e prindërve të mi,
ecejaket e nënës që e mbushnin
si një simfoni shtëpinë.

Refreni:
Në aneksin pak hapa më tej
aromën e kafes e ndjej,
nuk e krahasoj as me parfumet
në treg.

Sa herë kthehem me valixhe
ngarkuar me mall dhe emocion,
s’e shkel pragun, por e puth,
dashuritë e ikura kërkoj.