TEKSTESHQIP

La Fazani
Oj Kosovë
Lyrics

Sa shumë e dojmë, sa shumë e dojmë
Na Kosovën tonë sa shumë e dojmë
Sa shumë e dojmë, sa shumë e dojmë
Na Kosovën tonë sa shumë e dojmë

I.
Mirëmrama t'dashtun spektatorë
Shumë urime per spektaklin jashtëtokësor'
Se jena mësu mu n'i shumë jashtëtokësorë
T'u mos e ditë t'cilit shtet jem' banorë

(Qitu ku jem', ma mirë nuk kem')
Kërkush nuk e din sa fatlum jem'
Bon dallavere edhe dosti sytë i mshelë
Ama nesër n'mëngjes çohësh lul-e-verë

Sa shumë e dojmë, sa shumë e dojmë
Na Kosovën tonë sa shumë e dojmë
Durtë me shqiponjë, se shumë e dojmë
Kokakolla n'tokë ama gjyksi i gjonë

S'ka ditë qe unë s'menoj per ty
Edhe pse zemrën 2000 her' ti ma ki thy
N'Facebook çdo ditë une për ty pështyj
"Krejt hajnat n'burg, krejt hajnat n'burg"

Ama pare edhe unë po vjedhi
N'cilindo moment që pare mledhi
Edhe huntë n'hymje unë i fryj
Ama prap du shteti jem me shkëlqy

Sa shumë e dojmë, sa shumë e dojmë
Na Kosovën tonë sa shumë e dojmë
Durtë me shqiponjë, se shumë e dojmë
Për me dhonë dashni kangën p'e ndrrojmë

ref.
Oj Kosovë
Je ma e bukra në këtë botë
Për ty jetën e kisha dhonë
Veç mos m'shtin me bajtë shumë rond

Oj Kosovë
Je ma e forta në këtë botë
Për ty jetën e kisha dhonë
Veç mos m'shtin me bajtë shumë rond
Shumë rond, shumë rond

II.
Uuuu, na myti shpina
Kisha ndreçë najsen ama ligsht po nihna
Ma mirë po pijna e naj kangë pe k'nojmë
(Se sa shumë e dojmë na Kosovën tone)

Krejt bërllog e boj
Nanën e lëndoj
Vetën e livdoj
Krejt i rrezikoj

Se cilin do vend sonte me fitu
E di që n'Eurosong une s'kom me knu

Sa shumë e dojmë, sa shumë e dojmë
Na Kosovën tonë sa shumë e dojmë
Durtë me shqiponjë, se shumë e dojmë
Pushka tastierë botës t'i tregojmë

ref.
Oj Kosovë
Je ma e bukra në këtë botë
Për ty jetën e kisha dhonë
Veç mos m'shtin me bajtë shumë rond

Oj Kosovë
Je ma e forta në këtë botë
Për ty jetën e kisha dhonë
Veç mos m'shtin me bajtë shumë rond
Shumë rond, shumë rond

ura.
Hajde durtë nalt për Kosoven tonë
Zemrën na ron'on ama shumë e dojmë
Krejt po dojmë me ikë ama sën e lshojmë
(Oj Kosova jonë)

Hajde durtë nalt për Kosoven tonë
Trunin na mun'on ama shumë e dojmë
Krejt po dojmë me ikë ama sën e lshojmë
(Oj Kosova jonë)

Edhe niher tash
Hajde durtë nalt për Kosoven tonë
Se pa to kërkush na nuk ishim konë
Armiku po men'on që kërkon se dojmë
Ama çu krejt bashkë botës t'i tregojmë

Sa shumë e dojmë, sa shumë e dojmë
Na Kosovën tonë sa shumë e dojmë
Durtë me shqiponjë, se shumë e dojmë
Pushka tastierë botës t'i tregojmë

ref.
Oj Kosovë
Je ma e bukra në këtë botë
Për ty jetën e kisha dhonë
Veç mos m'shtin me bajtë shumë rond

Oj Kosovë
Je ma e forta në këtë botë
Për ty jetën e kisha dhonë
Veç mos m'shtin me bajtë shumë rond
Oj Kosovë

DËRGOI: