TEKSTESHQIP

Luigj Alija
Vashe Engjellore
Lyrics

Vashë ëngjëllore
Zemren ma more
Ti ike larg
E thelle ne krahe nuk don me u kthy

Sa dashurova
Sa te adhurova
Ne cdo moment kjo zemra me rreh
vetem per ty

Si munde te mos kujtosh
Sa here me bane be
Si munde t'i harrosh
Premtimet qe me dhe

Vertete i varfer une qellova
Me ndoj stoli qe s'te kam dhuru
Po me gjithe shpirt te dashurova
Zemren vec ty ta kam dorezu

Ti vete me the se lumturia
S'fitohet kurre vec me para
Se asht e paster dashuria
Ne hare e ne gezim me te pa

Prape erdh pranvera
Si ne mote te tjera
Manari i vogel, koder m'koder
Blegeron

Zogjte cicerojne
Cerdhen ndertojne
Kjo zemra ime merr shetine
Dhe ty te kerkon

Si mund te mos kujtosh
Sa here me bane be
Si munde te harrosh
Premtimet qe me dhe

Kur bridhnim ne livadhe te blerta
Te lire e te qeshun si femije
Me thojshe me fjale te sinqerta
Se une te falja lumturi

Gezimn e jetes ti ma more
Dhe ne harrese tani me le
Nga ftyra dukesh engjellore
Por ne zemer akull je

DËRGOI: