TEKSTESHQIP

Lyric Master & Kusha (Kushtrim Kelani)
Sot Po Qaj (Remix)
Lyrics

Sot po qaj se m'djeg malli shumë i ranë
E sot po qaj Vetëm për ty, se jeta pas
Nuk mundet me u kthy!

Të deshta vetëm ty,
më shumë se jetën time.
Si u ndrru koha,
të mbesë për ty veq kujtime.

Reff:
Një zemër e thyer sot po qan
dhe m'djeg malli shumë i ranë,
Sot po qaj vetëm për ty
Jeta pas nuk mundet me u kthy!

Kusha:
Një ditë nga gjumi zgjohu
dhe sytë laj me lotë,
mendon se tani mua
nuk më gjen në kët botë.
Në kët moment të hidhur
aspak ti mos qaj,
merre fotografinë time
dhe në duar e mbaj.
Dashurinë time,
me para dot se blen
sa do të mundohesh
në treg sun e gjen.
Një çast shumë i rënd
një çast shumë i vështirë,
më detyron zemrën
të them lamtumirë!

Reff:
Një zemër e thyer sot po qan
dhe m'djeg malli shumë i ranë,
Sot po qaj vetëm për ty
Jeta pas nuk mundet me u kthy!

Lyric Master :
Ky është fund i hidhur
ky quhet mbarim.
Kur ty mas shumti të deshta
më solle shum pikëllim.
E kisha veq një jetë,
atë e ruja për ty
mirëpo fati kështu deshti,
të jetoj me lotë në sy.
Dikur sa të deshta
tani nuk po besojë,
se në jetën tënde më s'ekzitoj.
Isha thelluar n'mendime
me kujtimet tua, sikur mua
më vjen një zë, duke më thënë se Të Dua!

Reff:
Një zemër e thyer sot po qan
dhe m'djeg malli shumë i ranë,
Sot po qaj vetëm për ty
Jeta pas nuk mundet me u kthy!

Një zemër e thyer sot po qan
dhe m'djeg malli shumë i ranë,
Sot po qaj vetëm për ty
Jeta pas nuk mundet me u kthy!