TEKSTESHQIP

Marsela Çibukaj
Ata Puthen
Lyrics

STROFA 1
Erdhën miqtë e mi sot
Vetëm mos të jem unë
Sepse heshtja ashpër flet
Lotët më shpëtuan
Kur më përqafuan
Por u fshehën shpejt

STROFA 2
Bashkë me ta po dehem
Bëj sikur dëfrehem
Me diçka që nuk e shpreh
Si në komodinë
Brënda meje strukur
E vërteta që më dhemb

REFREN
Se ata puthen e përqafohen
E unë këtu vetëm, mendoj për ty
Dritat e rrugës sikur ankohen
S'duan t'më shohin, tek ec pa ty

Se ata puthen e përqafohen
E unë këtu vetëm, mendoj për ty
Shiu kur bie , trupi s'më ftohet
Pse jam këtu pa ty nuk e di

STROFA 3
Plot me miq e ngrohtë kjo dhomë
Ata po kërcejnë, festojnë
Dikush solli verë e tortë
Por ty askush s'të solli dot

Dua t'ua them
M'ka marr malli, ah sikur t'vish
S'do tua them
Festen s'dua t'ua prish
Ah sikur të vish