TEKSTESHQIP

Marsela Çibukaj
Fajet
Lyrics

Edhe sot u nisa për askund
Aty mbase do të rrija vetëm
Aty ku askush s'më njeh
Aty do dëgjoja veten
Ta dëgjoja ç'kishte për t'më thënë
Meriton ta vej në vend të parë
Për herë të parë

Se ty të dëgjova shumë
Ti ma more edhe mendjen
Unë kërkova si e marrë
Në këmbim zemrën tënde
Nëse do ta kisha marrë
Mbase pak nga pak e kisha vrarë
Për herë të parë

REF.:
Por e mbaj unë
Nuk po ta lë ty fajin
E kërkova unë ndarjen
E fajtore jam unë, jam unë
Ti mbaje
Dhimbjen që kam unë mbaje
Se për të ke ti faje
E fajtore s'jam vetëm unë
S'jam unë

Thonë që nga një zjarr
Digjen dy të marrë
Edhe qielli qan
Koha për ta ndal
Kthehen disa fjalë
Por asnjë "më fal"

REF.:
Por e mbaj unë
Nuk po ta lë ty fajin
E kërkova unë ndarjen
E fajtore jam unë, jam unë
Ti mbaje
Dhimbjen që kam unë mbaje
Se për të ke ti faje
E fajtore s'jam vetëm unë