TEKSTESHQIP

Merita Burrniku
Sprova E Pejgamberit
Lyrics

Fytyra e tij e ndershme
Me lot u la një ditë
Një sprovë e goditi
Pejgamberin pa pritë

Një dritë e syve t'tij
U shua me t'vërtetë
I biri Ibrahim
I ka ndërruar jetë

Shtatëmbdhjet muajsh djalin
Me dhé po e mbulonte
Sahabet u habiten
Kur e panë që lotonte

"O biri im i dashur"
- tha, zemra ka mërzi
Por të gjithë te Allahu
Një ditë kemi me u kthy

Refreni:
QANTE PEJGAMBERI
I PIKONTE LOTI
O I BRAHIM I VOGEL
U KTHEVE TE ZOTI
BABA PO MERZITET
PO S'KAM TJETËR FJALË
KSHTU CAKTOI ALLAHU
ATIJ I QOFSHIM FAL

II
E toka u vendos
Mes hanës edhe diellit
Njerezit e pan me sy
Që u errêsua qielli

E pejgamberi ynë
Shokëve ju drejtua
Kjo që po bën vaki
Nuk ka lidhje me mua

E as me birin tim
Që sapo e la kët' jetë
Kush thot që ky eshte shkak
Ka thenë një t'pavërtetë

Kur vdes një rob i Zotit
As terr as dritë nuk bahet
Sot vetem një sabi
Nga dynjaja po ndahet