TEKSTESHQIP

Mirdita Dedgjonaj & Eliza Dedgjonaj
Mos Harroni Gjuhen E Nenes
Lyrics

I
O moj Nëna ime e shtrenjtë,
Shqipe jam e Lizë më thonë,
Gjuha Shqipe m'bjen ndërmend,
K'tu e flas nuk më kuptojnë,

Ah moj zemër bija ime,
Këtu jemi Gurbetqar,
2X
Atje larg-o në vendlijdje,
Gjuha Shqipe është e parë.

E ëmbël gjuhë e Nënës,
Kur Shqipja shëngullon,
Na rritë me fjalë të zemrës,
Na mbanë gjallë ku do t'shkojmë.

REF: 2X
Sa e ëmbël gjuhë e Nënës,
Kur Shqipja shëngullon,
Na rritë me fjalë të zemrës,
Na mbanë gjallë ku do t'shkojmë.

II
Atje larg ku kena gjyshin,
Për pushime kur do t'shkojmë,
Do më thotë se a e di Shqipen,
E unë Shqip e përqafoi.

Kush harron gjuhën e Nanës,
Se ngroh diell as se ndritë hanë,
2X
Bart mbi sup fusha e male,
Harron babë e harron Nanë

E ëmbël gjuhë e Nënës,
Kur Shqipja shëngullon,
Na rritë me fjalë të zemrës,
Na mbanë gjallë ku do t'shkojmë.

REF: 2X
Sa e ëmbël gjuhë e Nënës,
Kur Shqipja shëngullon,
Na rritë me fjalë të zemrës,
Na mbanë gjallë ku do t'shkojmë.

DËRGOI: