TEKSTESHQIP

Nertila Selmanaj
Jam Fierake
Lyrics

S'të të them,lum e përrua
Ç'janë ato fjalë që thua
Kërkon të më marrësh grua
Lëm rehat se nuk të dua

O ju djem ju djem të rinj
Ta mësojë kush nuk e di
Një fierake në shtëpi
Është thesar e është flori

O mor djal,o djal i ri
Nuk kam moshë për dashuri
S'ke para e katandi
Kërkon nuse për shtëpi

O ju djem ju djem të rinj
Ta mësojë kush nuk e di
Një fierake në shtëpi
Është thesar e është flori

Djalo kot mundohesh kot
Po s'pate shtëpi dhe tokë
Duhet ta kesh xhepin plotë
Jam fierake s'ma hedh dot

DËRGOI: