TEKSTESHQIP

Qamil Shtavica
Trimat Rahovecjan
Lyrics

Erdh liria drita e jonë
Që na e sollën trimat tanë
Trimat tanë rahovecjan
Që ranë për Kosovën nanë.

Xhelal Hajda,kolonel,
N'grykë t'Bërnjakut me shokë del
Ushtrisë serbe ja u ka zënë pritën
Sa tuj pre e sa tuj mbytë.

Selajdin Mullabazi
Nuk zmbrapset as para tanksit
N'luftë gjithmon është n'ballë t'brigades
Është stërnip i Halil Hamzës.

REF.:
Kosovës ja falët gjakun
Armikut ja nxorrët hakun
Rahoveci është krenar
Bashkë me mbarë popullin shqiptarë.

Avdullah Bugari,trim,
Armikut n'banesë i hynë
Armët nga duart ja u rrëmben
Kurrë kësi trim s'ka pa ky vend.

Gëzim Hamza,pikëtor,
Brushën la murr armët në dorë
Si luan këcen mbi armikun
Duke zbrazë sutomatikun.

Nga mërgimi drejt n'Gllogjan
Bekim Sylka luftë po banë
Kend n' shënjestër e ka vue
Ai birë nëne s'ka shpëtue.

REF.:
Kosovës ja falët gjakun
Armikut ja nxorrët hakun
Rahoveci është krenar
Bashkë me mbarë popullin shqiptarë.