TEKSTESHQIP

Rexhep Kryeziu
I Humbur Pa Ty
Lyrics

E vetmja ime zemër, kthehu, mos shko
Për fatin tim më mirë mendo
Sa herë të kam thënë, i yti vetëm jam
Të lutem, të lutem mos shko
Që ditën e parë, mendët për t'i marrë
Shikimi yt premtonte shumë
Shkëlqimi n'sytë e tillë që digjte pa mëshirë
Më linte, më linte pa gjumë

A mos vallë mendon se më shumë fiton
Nëse më tjetrin shkon
A mos vallë kujton se ti kurrë nuk gabon
Do lutem për ty!

Kthehu, me valët e jetës
Kthehu, me lumin pa kthim
Kthehu, që më kurrë mos të jem
I humbur pa ty!

E vetmja ime zemër, kthehu, mos shko
Për fatin tim më mirë mendo
Sa herë të kam thënë, i yti vetëm jam
Të lutem, të lutem mos shko
Koha do t'kalojë, por dhembja s'do t'pushojë
Buzëqeshjen ma shëndrron në vaj
Si s'të shkon ndër mend se arsyes si le vend
Më dënon, dënon pa faj