>
BIOSHQIP
Biografia
Zëri i vlerësuar mes një brezi artistësh që i dhanë shumë skenës së muzikës shqiptare ndër vite, këngëtarja Rovena DIlo, pohon se ishin krijime muzikore të thjeshta, të këndshme, përshtatur edhe me cilësitë vokale të këngëtarëve. Ajo pohon se në këtë vrull zhvillimi edhe muzika ka rekordet e saj, por ka dhe krijimtari të dobët dhe koha do të bëjë punën e saj. Në shume vite karrierë muzikore, ajo pohon se kanë kaluar pa e kuptuar, por thekson se vazhdon akoma punën me shumë vëmendje në çdo projekt muzikor të ri. Rovena Dilo ka mbaruar fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë, i pëlqen shumë letërsia dhe linguistika. Ndonjehere shkruan poezi dhe ka për hobi kërcimin, notin dhe kopshtarinë. Ka asistuar në disa seanca fotografike të fotografit të mirenjohur Fadil Berisha. Me dekada karrierë muzikore, Rovena Dilo ka një repertor shumë të pasur në këngë, ku nuk mungojnë dhe çmimet në festivale të ndryshme.

Filloi aktivitetin e saj publik ne 1990 si drejtuese e emisionit "Mbremje Kulturore", në krah të Adrian Krastës. Në spektaklin e fundit të këtij emisioni u dëgjua për herë të parë një këngë e incizuar në studion e Radio Televizionit e kënduar nga ajo. Për herë të parë ajo konkuroi në Tiranë në Pranverë 1993 në "Kengët e Stinës" dhe këndoi "Kurrë Mos Më Lësho". Një këngë suksesi, me të cilën u vlerësua me çmimin e dytë.

Në Dhjetor 1993, Rovena Dilo merr pjesë në Festivali i 32-të në RTSH me këngën "Kam Frikë Nga Dashuria, "te kompozuar dhe orkestruar nga Alfred Kaçinari.

Në Maj 1994, Rovena Dilo merr pjesë në Këngët E Stinës 1994 me këngën "Simpati".

Në Dhjetor 1996, Rovena Dilo merr pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën "Une Dhe Koha", kompozuar dhe orkestruar nga Alfred Kaçinari.

Në Dhjetor 1997, Rovena Dilo merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën "Hape Qiellin Për Mua", kompozuar dhe orkestruar nga Alfred Kaçinari, që u rendit e katërta në garë. Kjo ishte një nga hitet e atij viti dhe mjaft e dashur për publikun.

Në vitin 1998, Rovena Dilo merr pjesë në Këngët e Stinës me këngën "Qyteti im" dhe kjo kenge e kompozuar dhe orkestruar nga Alfred Kaçinari

Në Dhjetor 1998, Rovena Dilo merr pjesë në Festivali i 37-të në RTSH me këngën "Fjalët E Përjetshme" nga Edmond Zhulali dhe u vlerësua si "Interpretuesja më e mirë".

Në Nëntor 1999, Rovena Dilo merr pjesë në Kënga Magjike 1999 me këngën "Jeta Është E Shenjtë", një baladë e Ardit Gjebreas dhe Alfred Kaçinarit. Ne kete festival u vleresua me 2 çmime: vendin e tretë në festival dhe çmimin nga Kritika.

Në Dhjetor 1999, Rovena Dilo merr pjesë në Festivali i 38-të në RTSH me këngën "Më Ndihmo Të Jetoj", me orkestrim të Gazzibos dhe muzikë nga Fitnete Tuda.

Në Nëntor 2000, Rovena Dilo merr pjesë në Kënga Magjike 2000 me këngën "Bota E Madhe Eshte Me Ty"e kompozuar dhe orkestruar nga Alfred Kacinari

Në Dhjetor 2000, Rovena Dilo merr pjesë në Festivali i 39-të në RTSH me këngën "Ante I Tokes Time", kompozuar nga Ardit Gjebrea dhe Alfred Kaçinari dhe fitoi çmimin e parë.

Në Nëntor 2001, Rovena Dilo & Pirro Cako marrin pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën "Për Një Çast Më Ndali Zemra" dhe fituan çmimin e parë.

Në Dhjetor 2001, Rovena Dilo merr pjesë në Festivali i 40-të në RTSH me këngën "Antinostradamus", ku fitoi çmimin e dytë me muzikë të Pirro Cakos.

Në 25 Dhjetor 2001, Rovena Dilo publikon albumin e parë "Ante". Përmban 12 këngë nga të cilat 5 tekse i ka shkruajtur vetë ajo. CD përbën një libërth me 16 faqe.

Në Dhjetor 2003, Rovena Dilo merr pjesë në Festivali i 42-të në RTSH me këngën "Njemije Zemra".

Në Nëntor 2006, Produkt 28 & Rovena Dilo marrin pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën "Fama".

Në vitin 2006, Rovena Dilo publikon albumin "Dorezohem".

Në Dhjetor 2007, Rovena Dilo merr pjesë në Festivali i 46-të në RTSH me këngën "Rrefimi".

Në Dhjetor 2008, Rovena Dilo & Gent Bushpepa marrin pjesë në Festivali i 47-të në RTSH me këngën "S'Jam Balade".

Në Dhjetor 2009, Rovena Dilo merr pjesë në Festivali i 48-të në RTSH me këngën "Pertej Kohes".

Në Nëntor 2013, Rovena Dilo merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Ne Do Puthemi".

Më datë 2 Gusht 2014, Rovena Dilo publikon videoklipin "Jo!". Muzika e këngës u punua nga Armend Regjepagiqi, teksti u shkrua nga Aida Baraku.

Në Nëntor 2014, Rovena Dilo merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Gjeje Nje Tjeter".

Në Tetor 2017, Rovena Dilo merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "Ke Le Për Mu".

Në Tetor 2018, Rovena Dilo merr pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Ma Jo", në bashkëpunim me Onat.

Në Qershor 2019, Rovena Dilo merr pjesë në Zambaku I Prizrenit 2019 me këngën "Do Të Çmend".

Më datë 26 Gusht 2019, Rovena Dilo publikon videoklipin "Do Të Çmend". Muzika e këngës u punua nga Adrian Hila, teksti u shkrua nga Rovena Dilo, ndërsa për orkestrimin u kujdes Adrian Hila.

Në Shtator 2019, Rovena Dilo merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Cinderella", në bashkëpunim me Hit-Man & Rolla.

Në Korrik 2021, Rovena Dilo merr pjesë në Zambaku I Prizrenit me këngën "Medusa".

Në Dhjetor 2022, Rovena Dilo merr pjesë në Festivalin e 61-të në RTSH me këngën "Motit".
DËRGOI: