TEKSTESHQIP

Sabri Haxholli
Shqiptari Dhe Pazari
Lyrics

O n'ditë pazari, paska dalë shqiptari
U çue i fundit, lyp me kanë i pari
Çka blen paradite, masdite e shet
Kur s'i del hesapi, shitet edhe vetë

Si miza në mjaltë për një kënaqsi t'shkurt'
Çka fiton me luftë, në paqe e humbë
N'pazar t'pulaxhive, veten mos e le
Se me çmim të pulave, hallku kanë me t'ble

Ref.

O shqiptar që del n' pazar
Mos e mat veten n'kanar
Kur vjen puna me u peshue
Kanë me t'ble hiç pa t'pague

2.

Në pazar për ty o shqiptar po flasin
Llamën ta kanë falë, për me ta shitë gazin
Leku t'ban të pasun, po s't'ban dijetar
Pse çka fiton sot, nesër me t'i marrë